a esht

Këtu po hedh pjesë nga libri voluminoz, “A është Bibla dhe Kurani fjalë e Zotit apo e njeriut?”. Ky liëbër është shkruar aty nga 2005-2006-a dhe botuar në verë të 2013-ës. Këtu, si fillim, po japim deri në faqen 24 të librit, e në nënrubrika të mëtejshme po japim pjesë nga vazhdimi i librit.  robertthomai(et)gmx.de

A është Bibla dhe Kurani fjalë e Zotit apo e njeriut 

                              Parathënie

Për të gjykuar një libër duhet më parë të lexohet ai libër nga fillimi deri në fund. Megjithatë, në rastin e librit tim i jap mundësinë lexuesit ta gjykojë këtë libër edhe pasi të ketë lexuar vetëm gjysmën e tij; në këtë rast lexuesi nuk është i detyruar të lodhet deri në fund. Edhe me çerekun e leximit, ai formon një ide se sa të drejtë ka autori, sa i besueshëm është ai dhe ç’farë gabimesh ka në analizën e tij.

Por, cilido njeri që do të gjykojë, -në cilën do lloj forme apo në cilin do krah-, këtë libër që ka në dorë, pa lexuar të paktën gjysmën e tij, të jetë i sigurtë për njëanshmërinë, pabazueshmë-rinë dhe padrejtësinë e gjykimit të tij, -përpara ndërgjegjes së vet, përpara shoqërisë ku jeton, dhe përpara Zotit/Perëndisë, nëse është besimtar.

Lexim të këndshëm !

.                                                  ***

                        Parathënie e mëvonët

Lexuesi pyet pse ky libër i vjen me vonesë? Shkaku kryesor ka qenë përndjekja e autorit nga disa subjekte, sidomos në vitet 2006-2009. Duke patur frikë jo për vete por për antarët e tjerë të familjes, unë e lashë një herë këtë punë si pas dore, duke vazhduar me punime të tjera. Kjo nuk d.t.th. se u tërhoqëm krejtësisht nga mendimi dhe fjala e lirë. Jo, ne vazhduam edhe më tej ta shfaqnim mendimin tonë, po aq lirë sa dhe më parë, edhe në aspektet fetare me vetë këta fetarë dhe këdo tjetër, si gojarisht ashtu dhe në punimet tona të tjera. Një tërheqje dhe mbyllje goje d.t.th. të dëmtosh veten më shumë nga forcat reaksionare, fanatike dhe radikale. Biles edhe në botimin e kësaj vepre ne u tërhoqëm jo vetëm nga survejimet dhe përndjekjet e këtyre forcave reaksionare, por edhe se donim ta rishikonim edhe një herë më vonë punimin mos kishim ndonjë gabim; nga ana tjetër edhe gjëndja jonë financiare nuk na e ka mundësuar një punim në të paktën tre-katër libra, -sa mund të arrijë ky punim. Biles edhe sot apo këtë vit (2012), kur po e shkruajmë këtë parathënie të mëvonshme, ne nuk i kemi lekët e botimit, por shpresojmë që në muajt apo vitet e mëpasme të kemi siguruar anën finanziare të botimit të këtij punimi.

Ky punim është në fakt i pambaruar, dhe unë nuk e di nëse do të kem ndonjëherë qejf të merrem me vazhdimin e tij. Por dhe kaq ai sjell të reja besoj në lëmin e zbërthimit të Biblës dhe Kuranit, ndonëse në të dytin mungojnë historirat kronollogjike si në Bibël, dhe simbolet janë fare pak, aq sa ato duken si të rastësishme aty.

Sidoqoftë, ne po e pregatisim këtë punim në format të gatshëm për botim, pa e ditur kur do e botojmë, kjo nga faktori financiar, pasi faktori reaksionar-përndjekës ka kohë që po luan rolin e tolerantit. Ndoshta në fund shkruajmë edhe një pasthënie ku mund të tregojmë më shumë rreth këtij punimi.

Do. 15. 03. 2012

.                                                    ***

Janë shkruar me dhjetra libra mbi Biblën, një pjesë prej tyre e kanë trajtuar pa emocione, pra mundëshisht paanshmërisht, duke i vënë kështu në dyshim shumë pjesë të saj; një pjesë e tyre e kanë lavdëruar. Ka edhe që e kanë kritikuar, -sidomos në vëndet tona të bllokut “socialist”. Pra, si njëanshmëria e trajtimit dhe gjykimit i ka përshkuar këto libra, ashtu edhe paanshmëria e trajtimit dhe e gjykimit nuk ka munguar në ‘to. Unë jam njohur përciptas me pak prej tyre dhe, falë televizorit, ne kemi mundësi sot të marrim shumë informacion si mbi vetë Biblën dhe Kuranin, ashtu edhe gjykimeve mbi ‘to.

Mbi Kuranin, kam përshtypjen se ka më pak libra nga ç’ka mbi Biblën. Edhe ato, shumica e tyre janë përsëri fetarë, pra kryesisht panegjerikë (lavdërues) ndaj Kuranit. Ndërsa, libra kritikë apo që ta trajtojnë njëanshmërisht, duhet të ketë më pak, po të përjashtojmë librat, artikujt dhe broshurat kundër Kuranit, të cilat nuk kanë munguar në ish vëndet e bllokut socialist. Këtu në perëndim unë di vetëm për librin e Salman Ruzhdisë, që nga vetë titulli „Vargje Satanike“, dhe dënimit me vdekje që i kanë dhënë autorit grupe myslimanësh, të jep të mendosh se është një libër që e kritikon Kuranin apo myslimanizmin. Por, ndoshta edhe ky libër merret më tepër me fenomenin e myslimanizmit se sa me Kuranin, apo vetëm me jetën e ndonjë myslimani, -unë nuk e kam lexuar prandaj nuk jam i saktë në gjykimin mbi ‘të?!. Në perëndim ekzistojnë edhe libra mbi islamizmin në përgjithësi, por këto libra merren më tepër me fenomenin e islamizmit në përgjithësi, dhe vetëm pak e prekin Kuranin.

Unë vetë, i rritur në një vend ku feja ishte e ndaluar, kuptohet që kisha të bëja vetëm me libra kritikues të Biblës dhe Kuranit. Por, si një njeri që nuk pranon ta kapërdijë menjëherë gjithshka që më jepet, por mundohem njëherë ta shikoj, ta analizoj e ta bluaj vetë me qelizat e trurit tim materialin e dhënë, nuk rashë pre e atij apo këtij libri symbyllas. Duke shtuar edhe maninë e kundërshtimit që kishte brezi ynë në atë sistem të atëhershëm, i muarëm me kënaqësi librat fetarë, që na dhanë fetarë të ndryshëm, kur dualëm nga kafazi socialist (shtetëror) në botën e perëndimit. Por këto libra ishin kryesisht në gjuhë të huaj dhe kështu u lanë mënjanë. Më pas hyri literatura fetare edhe në Shqipëri e përkthyer nga ajo e huaj, me të cilën u njoha edhe unë më pas.

Me të gjetur kohën e lirë për ‘to, nisa të lexoja në fillim disa libra komentues mbi Biblën dhe nja dy Bibla, (nuk po i përmend se të kujt kishe apo kongleracioni, për t’mos ulur njërën dhe ngritur tjetrën). Reaksioni im ishte afërsisht 180°, nga ajo që prisja. Jo se deri në këtë kohë, gjithë ç’ka dija për Biblën dhe nga Bibla i akceptoja, (si p.sh. krijimi i botës në 6 ditë, lindja e Jezuit pa fekondimin e Maries etj.), jo-jo, por ky reaksion ishte një lloj habie, ngushtësie në vetvete dhe biles, edhe përshtirosje për ato që përmbanin këto Bibla. Vrasje, masakrime, tradhëti-ra të ulta, dinakërira, vëllai vret vëllain, babai të birin, motra martohet me kushuririn e parë, gruaja poshtërohet, turma ndjek verbërisht kriminelin, etj.

Më pas në biseda me disa që e mbajnë veten për fetarë, kam shfaqur pikpamjet e mia, -siç jam përpjekur përherë ti shfaq, panvarësisht nga tema dhe panvarsisht nga situata apo sistemi. Por, në rastin e myslymanëve, kur kam diskutuar me shqiptarë apo arab-folës, më kundërvihesh një argument të cilin nuk mund ta kundërshtoja: atë se unë nuk e kisha lexuar Kuranin, sepse Kurani nuk ishte Bibla, Kurani ishte i drejtë, ishte fjalë e Zotit, i pandryshueshëm, etj. Vërtet, unë nuk e kisha lexuar Kuranin! Prandaj, kur isha herën e fundit në Shqipëri, (tek bëja një kurs për automekanik), hyra në një xhami të Tiranës dhe mora një Kuran.

Mbas leximit të tij, meqë aty përmëndej shpesh Bibla (Tevrati) dhe ngjarje të saj, lexova, një Bibël të plotë të Kishës, -për hollsira shih pak më poshtë.

Po ç’kanë këto dy libra, Bibla dhe Kurani? A janë vërtet fjala e Zotit, siç edhe pretendojnë? Apo janë thjesht shkrime njerzish, që nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Zotin? Këto pyetje të ngrihen menjëherë në kokë sa nis e lexon këto dy libra, për vetë faktin e pretendimit të tyre.

Vetë shtrimi i këtyre pyetjeve parakupton qysh në fillim njehsimin e pikpamjes tonë mbi Zotin. Por, kryesisht ky njehsim, duam apo nuk duam ne, rrjedh pikërisht nga Bibla. Pra, na ngelet të themi qysh në fillim se, pikpamjen mbi Zotin, si dhe besimin në ‘Të, (apo në një fuqi të mbinatyrshme, të themi), ia lemë çdo njeriu në dorë të tij, ia lemë përvojës së tij, konkluzioneve të tij, ndjenjave të tij, dëshirës së tij. Pra, ta nisim rrugën e studimit të Biblës panvarsisht nga besimi dhe ideja që ka sejcili prej nesh.

Përse po e marrim këtë mundim, këtë do e sqarojmë midis analizës që do i bëjmë këtyre dy librave, si dhe në fund.

Përpara kemi (siç na thuhet) Biblën e bazuar në tekstin TEXTUS RECEPTUS, që është teksti më i plotë dhe më besnik ndaj origjinalit. Pikërisht në këtë tekst është bazuar Bibla që ka pasur përdorim dhe përhapje më të gjërë në anglisht -King James Version- përkthyer në vitin 1611, në italisht versioni i Dr. Giovani Diodati, përkthyer në vitin 1607, dhe në shqip Dhjata e Re e shkrimtarit të shquar Konstandin Kristoforidhi në vitin 1866.

Ky version i Biblës nuk është një përkthim dinamik i parafrazuar, që jep vetëm kuptimin e mendimit hyjnor të Zotit, por është një përkthim fjalë për fjalë i tekstit të frymëzuar nga Zoti. …

E gjithë Bibla është përkthyer nga teksti italisht -Nuova Diodati Revisione 1991- dhe është kontrolluar fjalë për fjalë me tekstin origjinal në gjuhën greke dhe është krahasuar me -King James Version- në anglisht për të pasur besnikërinë më të madhe që mund të arrihët ndaj teksteve originale të Dhjatës së Vjetër në hebraisht dhe Dhjatës së Re në greqisht.

Emri i Perëndisë dhe atributet e tij janë përkthyer duke i qëndruar besnik gjuhës shqipe; termi në hebraisht Yah, YHWH, është përkthyer me fjalën Zoti. …

Pra, kemi të bëjmë, siç u kuptua nga sa na sqaron parathënia e saj, me një Bibël që e ka edhe Kisha ortodokse. Por, edhe një Bibel e kishës katolike, nuk ma merr mëndja se ka ndonjë ndryshim të madh, ashtu siç nuk kanë edhe Biblat e kishave të tjera.

Kuptohet, se një Bibël më e vjetër dhe në gjuhën originale, hebraisht (apo aramaisht), do të ishte më interesante, pasi në këtë kohë kur është botuar ky përkthim prej anglishtes në italisht, të cilin e kemi në dorë tani në shqip, ishte provuar prej Magelanit se toka ishte e rrombullakët, dhe kishin dalë teoritë e Xhordano Brunos, Galileit, dhe Kopernikut. Prandaj nuk është çudi, që diçka të jetë e ndryshuar dhe e përpunuar në këtë Bibël të mëpasme.

Çdo fjalë që unë do të nxjerr nga Bibla do ta shkruaj me shkronja kursive (të pjerrta), siç i shkruajta pak më lart (nga parathënia), për ta dalluar nga shkrimi im. Kur unë i përmënd midis shkrimit tim fjalët dhe fjalitë e Biblës pa shkrimin kursiv, këtë e bëj për të kursyer kohën dhe vëndin, por sidoqoftë shënoj në kllapa faqen dhe numrin e fjalisë apo shprehjes. Kur shënoj vetëm numrin e frazës, p.sh. (4), do të thotë që jemi akoma në të njëjtën faqe që kam përmëndur pak më lart. Kur unë përmend Zotin, kam parasysh Zotin e Biblës, pra semitëve të vjetër, dhe jo Zotin tim apo pikpamjen time mbi Zotin, panvarësisht se nuk do e fus në thonjza; pra do ta shkruaj përherë pa thonjza duke iu përmbajtur pikpamjes së shprehur më lart, atë se çdo njeri e di vetë besimin e tij. Këtu do trajtojmë vetëm temën: a janë Bibla dhe Kurani fjalë të Zotit apo jo?.

Nëse dikush don ti qëndrojë besnik besimit të tij, atij që Bibla apo Kurani janë fjala e Zotit, dhe nuk pranon asnjë analizë apo diskutim në këtë drejtim, mund ta lërë qysh tani këtë libër pa lexuar, duke mos pretenduar edhe të diskutojë për ‘të apo autorin, duke mos gjykuar për ‘të dhe autorin, dhe duke mos marrë asnjë përçapje në cilindo drejtim që ka të bëjë me këtë libër dhe autorin.

(Edhe diçka: fjala Zot (mashkullor) dhe Perëndi (femërore), në gjuhën shqipe dhe ndër shqiptarët kanë të njëjtin kuptim). Të fillojmë me Biblën, (Dhjatën e vjetër).

.

DHJATA E VJETËR

Faqe1, :

ZANAFILLA

1 Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

2 Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujrave.

3 Pastaj Perëndia tha: «U bëftë drita!» . Dhe drita u bë.

4 Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira.

5 Dhe Perëndia e quajti dritën “ditë” dhe errësirën “natë”. Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjezi: dita e parë.

Pastaj Perëndia i ndau ujrat (f.1 /6+7) në ato të poshtëme e të sipërme, pra shiu është lart, liqenjt, lumejt, detet janë poshtë, në mes është kupa qiellore.

8 Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore “qiell”. Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjezi: dita e dytë.

Në rregull, Perëndia i krijo këto. Nuk është problemi ynë ta diskutojmë këtë, sepse thamë, gjithësejcili e di vetë besimin e tij, pra e beson ose nuk e beson këtë gjë! Pra, nëse beson se shiu vjen nga avullimi i ujrave të poshtëme, apo beson se shiu vjen nga ujrat e sipërme që ka krijuar Zoti, ky është një problem që nuk është në qëllimin e librit tonë. Gjithësejcili të besojë si të dojë, qoftë edhe në një formë të ndërmjetme midis Biblës dhe shkencave të natyrës që mësojmë në shkollë. Ne do të shohim diçka tjetër këtu, atë nëse Bibla dhe Kurani janë fjala e Zotit, ose të inspiruara nga Zoti, apo jo. Prandaj lexojini me vëmëndje këtu, pasazhet e nxjerra nga Bibla.

Pastaj Perëndia i grumbulloi ujrat e poshtëme dhe dha urdhër të shfaqet tera (9), të cilën e quajti “tokë” dhe ujrat i quajti “detë” (10). Termin “liqen” do ta ketë shpikur njeriu!!.

Krijoi pastaj gjelbërimin, farërat, pemët (11).

13 Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjezi: dita e tretë.

Pastaj …

14 Pastaj Perëndia tha: «Të ketë ndriçues në kupën qiellore për ta ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja për dalluar stinët, ditët dhe vitet;

15 dhe të shërbejnë si ndriçues në kupën qiellore për të ndriçuar tokën». Dhe kështu u bë.

Dhe vazhdon:

16 Perëndia krijoi pastaj dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madh për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël për qeverisjen e natës; ai krijoi gjithashtu yjet.

Këtu bëjmë vetëm një ndalesë të vogël. Pra, këta dy ndriçues janë për të qeverisur ditën dhe natën. Po ajo drita të cilën Perëndia e quajti “ditë” (3-5), nga erdhi dhe nga ç’gjë u krijua? Pra, del se, Perëndia e ka krijuar një herë dritën /ditën, e pastaj vuri ndriçuesin e madh, që duhet të jetë Dielli. Pra, kjo dritë/ditë ekziston para se të vihet ndriçuesi i madh, Dielli. Ky vihet tani për të qeverisur këtë dritë/ditë që ekzistoka para ndriçuesit të madh, (pra diellit). Në rregull, punë e Perëndisë, nuk po vëmë as pikëçuditse. Por këtu edhe diçka tjetër që Perëndia nuk na e sqaron. Në pikën 14, na thotë se vuri ndriçuesit për të ndarë ditën nga nata, dhe si shenja për të dalluar stinët, ditët dhe vitet. Në pikën 16: Ai krijoi yjet. Pra, ata ndriçuesit që ndajnë ditën dhe natën dhe që janë shenja për të dalluar stinët, ditët dhe vitet nuk janë yjet. Po ç’janë atëhere këta ndriçuesit?

(Në Bibël, kur përmendet Zoti/Perëndia me përemër, shkruhet herë me shkronjë të vogël në fillim: ai, e herë me të madhe: Ai. Ne do ta shkruajmë me të madhe në këtë rast, për ta dalluar menjëherë lexuesi kur bëhet fjalë për ‘Të, pra: Ai)

17 Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën,

18 për të qeverisur ditën dhe natën dhe për ta ndarë dritën nga errësira. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte e mirë.

Pra, pikërisht u pranoka (17), se yjet (16) qenkan këta ndriçues që u përmëndkan në pikën 14. Por atëhere, përse thuhet në pikën 16: Perëndia krijoi pastaj…? Pra, Perëndia tha të krijohen këta ndriçues dhe ashtu u bë (14+15), pastaj krijoi ndriçuesin e madh dhe të vogël, gjithashtu krijoi yjet (16), dhe këto yjet i vendosi në kupën qiellore (17), atje ku ishin ndriçuesit, dhe pikërisht për të njëjtin funksion që bëjnë ndriçuesit. Pra del se janë e njëjta gjë, dhe njëhkohësisht jo e njëjta gjë!!. Vazhdojmë, meqë thamë se këto janë ndalesa të vogla në krahasim me ato që do të na dalin më poshtë. Dhe, edhe po të besojmë se kemi të bëjmë me fjalën e Zotit, i falim këto lapsuse të vogla, qofshin të krijuara nga Ai, apo nga njeriu, sepse kemi përpara shumë material, edhe më të rëndësishëm për jetën konkrete të njeriut. (Shtesë: këto përsëritje janë dalluar edhe nga analistë të tjerë në Bibël, biles qysh në shek. e XIX, të paktën sipas një emisioni në TV.)

19 Kështu erdhi mbrëmja dhe erdhi mëngjezi: dita e katërt.

Pastaj Perëndia tha dhe krijoi, -ashtu siç tha-, (këtu nuk përsëritet lapsusi i mësipërm), gjallesat ujore dhe ato të ajrit (zogjtë) (20+21), dhe i bekoi (22).

23 Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj mëngjesi: dita e pestë.

Lexoni me kujdes! F.2.

24 Pastaj Perëndia tha: «Të prodhojë toka qënie të gjalla sipas llojit të tyre: kafshë, rrëshqanorë dhe bisha të tokës, simbas llojit të tyre». Dhe kështu u bë.

Nuk po hahemi me Zotin këtu për shprehjen: simbas llojit të tyre, për ta pyetur se, si e ditkan ato llojin e tyre, kur nuk janë krijuar akoma (?!), por vazhdojmë, f.2.

25 Dhe Perëndia bëri egërsirat e tokës sipas llojit të tyre, kafshët simbas llojit të tyre dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte e mirë.

Në rregull, vuri atë ekuilibër që na përmënd Darvini si premisë të natyrës.

26 Pastaj Perëndia tha: «Ta bëjmë njeriun simbas shëmbëllyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjzë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe».

Këtu bëjmë përsëri pak ndalesa të vogla para se të arrijmë tek diçka më e madhe. E para nuk thuhet që Zoti donte të krijonte edhe një qënie tjetër që ti përngjante Atij, por ky, -si dhe llojit të tyre të kafshëve-, paska ekzistuar si nocion, tamam si në filozofinë e Hegelit, përderisa thuhet: ta bëjmë njeriun. Pra, nocioni njeri paska ekzistuar dhe, po ta marrim Biblën si libër të Zotit, del se njeriu ka ekzistuar njëherë e një kohë, në ndonjë planet tjetër ndoshta, dhe Zoti e di kush është njeriu! E dyta, këtu Zoti thotë se ai, njeriu, do të sundojë kafshët dhe jo vetveten, (jo njeriu-njeriun), pra mbaheni mënd këtë, se të tjera na dalin më poshtë. F.2:

27 Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.

Megjithë përsëritjen e panevojshme, (sipas shëmbëlltyrës së vet = sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë), këtu duhet të pranojmë se njeriu i parë do të ketë qenë shumë më i bukur se pasardhësit e mëvonshëm të tij, të cilët për shkak të kushteve të rënda të jetesës, kanë qenë jo kaq të pashëm sa njeriu i sotëm, (zbulimi i kafkave të lashta e vërteton këtë).

28 Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: «Të jeni të frutshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qënie që lëviz mbi tokë».

Besoj se këtu me qënie, nuk kuptohet njeriu. F.2:

29 Dhe Perëndia tha: «Ja unë po ju jap çdo bar që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë të ketë fruta që përmbajnë farë; kjo do t’ju shërbejë si ushqim.

30 Dhe çdo kafshë të tokës, çdo zogu të qiellit dhe çdo gjëje që lëviz mbi tokë dhe ka në vetvete një frymë jete, unë i jap çdo bar të gjelbër si ushqim». Dhe kështu u bë.

31 Atëhere perëndia shikoi të gjitha ato që kish bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj erdhi mëngjezi: dita e gjashtë.

Dhe tani kujdes! Vazhdon pa ndërprerje me nënkapitullin e dytë, f.2.

2 Kështu përfunduan qielli dhe toka si dhe tërë ushtria e tyre.

2 Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer.

3 Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia u çlodh nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe kryer.

Më ngadalë! Ku shkon!?. E kapët?… Kjo nuk është thjesht një lapsus! Përse është fjala?… Nuk e keni dalluar akoma?… Mos është fjala për lodhjen e Zotit?!. Pse dhe Ai lodhet si njeriu?!. Në ç’punë lodhet më shumë Zoti?… Jo, jo, nuk është fjala për këtë. As për atë se,: ç’bëri Zoti ditën e shtatë?, kur thuhet se, ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën. Problemi është pak më përpara, është fjala për ditën e gjashtë. Ç’bëri Zoti ditën e gjashtë? Po, po, ç’bëri ditën e gjashtë? Lexojini dy faqet e para të Biblës, dhe do shihni se Zoti nuk paska bërë asgjë ditën e gjashtë. Ditën e pestë u krijuan kafshët dhe njeriu (a nuk është dhe njeriu një lloj kafshe, -për më tepër që librin e tij, -Biblën-, ia vesh Zotit?!), dhe ditën e gjashtë nuk e dimë se ç’bëri Zoti!? Nuk na thuhet asgjë. Biles na thuhet vetëm se ditën e shtatë Zoti e mbaroi punën e tij. Por, ç’bëri ditën e gjashtë, sepse në fund të ditës së pestë ai i shikoi të gjitha ato që kish bërë, dhe ja, ishte shumë mirë?!. Na thuhet vetëm se, kështu përfunduan qielli dhe toka si dhe tërë ushtria e tyre.

Mirë, ky lapsus i paska shpëtuar Zotit, sepse ishte i lodhur dhe ka harruar t’ia kujtojë shkruesit të Biblës, se ç’bëri ditën e gjashtë! Por, ai që e ka shkruar këtë pjesë të Biblës, nuk e ka parë këtë boshllëk? Po kopjuesit dhe përkthyesit e tjerë më pas, nuk e kanë vënë re këtë mangësi? Po gjithë ata njerëz që mblidhen nëpër salla dhe diskutojnë për orë të tëra mësimet aq të çmuara të Biblës, nuk e paskan parë këtë boshllëk të ditës së gjashtë?

Por, a ka rëndësi kjo, do pyesë ndonjëri. Mund të jetë edhe ngatërresë e njeriut kur e ka shkruar. Ndoshta bëhet fjalë për ditën parakaluese, dhe patjetër duhet të bëhet fjalë për ditën parakaluese, do të thotë biblisti. Sepse, mbas punës së bërë, shkruhet dita që kaloi. Po atëherë, përse thuhet në mbarim të punës së Zotit: Kështu erdhi mbrëmja, pastaj mëngjezi: dita e … Pra kalon nata dhe vjen mëngjezi, kështu dita e re. E pikërisht kur hyn dita e re, përmëndet kjo ditë e re, për më tepër që shënohet edhe mbas dy pikave (:). Është edhe llogjike, me mëngjezin fillon dita e re. Mirpo biblistit i ngelet të na thotë se pikërisht mbas dy pikave (:) shënohet dita e kaluar. Po përse nuk shkruhet: kështu kaloi dita e … Biles më e saktë do të ishte që kjo të shkruhej para se të vinte mbrëmja. Përveç kësaj (dhe megjithatë), ne i hedhim edhe një sy fillimit të punës së Zotit, (nuk po e fusim në thonjza).

Perëndia krijoi njëherë qiejt dhe tokën (1). Kjo nuk ka qenë punë e lehtë, po të kemi parasysh se edhe Ai lodhet, siç thotë pika 3 e f.2. Perëndia fluturonte mbi sipërfaqen e ujrave sepse toka ishte (2) pa trajtë. Këto, ujrat ishin pjesë e formimit të tokës dhe jetës së mëvonshme siç duket, prandaj nuk po e diskutojmë këtu se nga na dolën, dhe as po pyesim: kur i krijoi ujrat!? Toka ishte edhe e zbrazët; ç’do me thënë kjo e zbrazët? Uji nuk lejon zbrazësi. Nejse, problem gjuhësor ndoshta. Dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës. Për ç’humnerë bëhet fjalë kur uji nuk lejon humnerë, siç mund të lejojë materiali i ngurtë?!. Ah po, ishte koha kur toka ishte e sheshtë e në fund të saj fillonte humnera. Apo mendohej ashtu prej njeriut, dhe Zoti harroi ti thotë njeriut se toka është e rrumbullakët! Nejse, vazhdojmë problemin tonë.

Perëndia tha: të bëhet drita dhe drita u bë (3). E pa Zoti që ishte gjë e mirë drita, dhe e ndau nga errësira (4) sepse siç duket ishte e përzier. Pastaj Zoti (5) e quajti këtë dritë „ditë“, dhe errësirën „natë“. Kështu erdhi mbrëmja… Pra, mbasi Zoti e ndau dritën nga errësira, u vuri atyre emrat „ditë“ dhe „natë“ dhe, … erdhi errësira. Pra, kohë për të kaluar një ditë nuk kishte. Sepse -e përsërisim-, u formuan një herë qiejtë, -apo pak qiej janë! Pastaj (apo me qiejt së bashku) u formua edhe planeti ynë mëmë. Pastaj Zoti tha: U bëftë drita!, dhe drita u bë. Pastaj Zoti punoi prapë sa e ndau dritën nga errësira dhe me të mbaruar këtë punë, u vuri emrat „ditë“ dhe „natë“. Kështu erdhi mbrëmja…

Pra, ku është dita e parë këtu? Zoti ka punuar në errësirë për qiejtë dhe tokën. Dhe kur u bë drita, ai punonte në gjysëm errësirë dhe gjysëm dritë deri sa i ndau. Dhe radhën e pati mbrëmja. Po, po, ne nuk pamë ndonjë ditë të kalonte, por shohim që erdhi mbrëmja. Dhe pas saj mëngjezi. Dy pika (:) dhe dita e parë. Dita e parë nis risinë e saj. Sa mirë. Më se llogjike. Dita e parë nis pasi ka kaluar mbrëmja, dhe pasi ka kaluar nata. Pikërisht, në mëngjez nis dita, ashtu siç nis nata në mbrëmje. Pra, mbas ndarjes së dritës nga errësira dhe vënies së tyre të emrave, na erdhi mbrëmja. Krejt llogjike. Zoti nuk krijoi një herë ditën dhe natën, dhe pastaj të punonte për të krijuar tokën dhe qiejt, por krijoi një herë tokën dhe qiejt, e pastaj bëri dritën. Punoi prapë sa e ndau nga errësira. Me të mbaruar këtë punë, u vuri edhe emrat: ditë dhe natë. Dhe erdhi mbrëmja. Kjo është e gjitha. Pas mbrëmjes erdhi mëngjezi. Dy pika (:), dhe shkruhet: :dita e parë. Në këtë ditë të parë ai nis me kupën qiellore që ndan ujrat, dhe vazhdimin shiheni vetë. Ditën e gjashtë nuk kemi asnjë veprimtari të Zotit. Atëhere përsërisim pyetjen: Ç’bëri Zoti ditën e gjashtë?

Biblisti nuk ka si ti përgjigjet kësaj pyetje veçse duke ngulmuar se: dita e parë ishte dita kur u formuan qiejt dhe toka, panvarësisht se shënimi i ditës së parë vjen pas shënimit të mëngjezit të ditës së dytë, e kështu me radhë. Këtë do të na thotë biblisti, sepse vetëm kjo i mbetet të thotë për tu justifikuar. Atëhere ai ka një problem me Zotin, sepse Zoti nuk krijoi një herë ditën që të shihte më mirë se ç’do të krijonte. Jo drita dhe dita erdhën në fund, pak para mbrëmjes. Ngelet të pranohet, se më parë ka ekzistuar dita (e me ‘të edhe drita), e pastaj ka ekzistuar Zoti. Por jo, këtë e thotë me tallje ateisti!

Nëse bilisti i vendos dritën dhe ditën para se Zoti të fillonte të punonte për të krijuar qiejtë dhe tokën, ai afrohet tek ateistët! Pra, nuk ngelet tjetër të pohohet qysh në fillim se, Bibla është shkruar nga njerëz të cilët, o të lodhur nga shkruajtja, o nga mosdija e tyre, lënë pa dashur ditën e gjashtë pa asnjë aktivitet nga ana e Zotit. Përveç kësaj, duke e ndjerë se nuk e kanë gatuar mirë shkrimin e tyre, shtojnë se Zoti e përfundoi punën e Tij në ditën e shtatë! Nuk kemi nga ana e Zotit punë as në ditën e gjashtë dhe as në të shtatën; përndryshe le të na i tregojë ndonjë biblist ku është kjo punë ditën e gjashtë apo të shtatë!? Vazhdojmë. (Këtu bëjmë një shtesë të mëvonshme. Ka shumë mundësi, që nga shkaku i bashkimit të shumë shkrimeve të vjetra (fetare, sepse shkrimet e asaj kohe ishin thuajse vetëm fetare), të kemi shkrime të fesë filo-egjyptase, asaj judease, që e kishin numrin gjashtë si numër të shenjtë dhe kohë pushimi për njerëzit; edhe sot në mos gaboj, ata të fesë judease e bëjnë pushimin ditën e shtunë, ditën e gjashtë të javës. Pra, shkruesit e mëvonshëm të Biblës kanë përfshirë në librin e tyre të dy ditët e shenjta, por meqë pushimi zyrtar ishte në ditën e shtatë, të djelën, kjo u theksua në veçanti në Bibël; judejtë, si pakicë në Europën mesjetare, kanë futur vetëm inkonjito simbolet e tyre në shkrimin biblik, të cilin e kanë dominuar veriorët.)

Zoti (f.2+3) krijoi lumenjtë e parë të cilët rridhnin nga një lumë, (ky lum kryesor nuk ka emër!?). Lumi prej të cilit rridhnin katër lumenjt e parë, (ky qenka edhe më parë se lumenjtë e parë !?!), dilte nga Edeni (10), ku ishte edhe kopshti që bëri Zoti (8). Këta lumenj quheshin Pishon (11), Gihon(13), Tigri dhe Eufrati (15). Pra, i bie që ky kopësht të jetë diku në lindje apo jug-lindje të Turqisë së sotme. Apo Iraku veri-perëndimor i sotëm, apo veri-lindja e Sirisë. Pra, në teritorin e Mesopotamisë. Nejse, pa u larguar më tej të shohim diçka tepër shkencore në faqen 2.

5 Nuk kishte ende mbi tokë asnjë shkurrëz në fushë dhe asnjë bar nuk kishte mbirë ende në fushë, sepse Zoti Perëndi nuk kishte hedhur asnjë shi mbi tokën dhe nuk ekzistonte njeriu për të punuar tokën.

6 Por nga toka ngjitej një avull që ujiste tërë sipërfaqen e tokës.

7 Atëhere Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qënie e gjallë.

Në pikën 6 thuhet se një avull ngjitej. Me ngjitej kuptojmë nga posht lart. Pra, ky avull ngjitej lart dhe ujiste… Me ujiste kuptojmë, që me diçka të lëngët ujisim diçka tjetër jo të lëngshme. Pra ujë, apo diçka tjetër, ujit tokën. Dhe Zoti vazhdon më tej në një problem tjetër, atë të krijimit të njeriut. Por ne qëndrojmë akoma tek pika 6 njëherë. Ç’është ky avull që ujit tokën? Mos kemi të bëjmë me fenomenin e avullimit të ujit, formimit të reve dhe pastaj rënien e shiut? Një pikë më lart na thuhet se shiu nuk ish hedhur akoma. Ah, ndoshta tani (6) Zoti vuri në lëvizje proçesin e avullimit dhe formimit të reve. Dhe kur thotë se ky avull u ngrinte lart nga toka, duhet të kuptojmë tokën si planet dhe jo terrën. Në rregull. Por, -e mira qoftë me biblistët-, përse është kjo por në fillim të pikës 6? Pra, kuptimi i Biblës është: nuk kishte ende asnjë shkurrëz, asnjë bimë, sepse nuk kishte shi të cilin e hidhte Zoti, por nga toka ngrihej një avull që ujiste (ndërkohë) sipërfaqen e tokës. Pra, nuk na thuhet se, mbasi nuk kishte shi, filloi të ngjitej ky avull lart. Përkundrazi, ky avull ngjitej lart dhe ishte ky avull që ujiste tokën. Të dyja fenomenet janë njëhkohësisht. Atëhere ç’është? Ngelet të thuhet se është vesa. Po,po, vesa është, sepse kjo i duhet pikës (7) që vjen më mbrapa, kur do formohet njeriu. Dhe njeriu është i njomë. Pra, nga toka e thatë nuk mund të formohet njeriu. Atëhere, ja ai avulli që ngrihet dhe e njom tokën. Pra, nuk kemi të bëjmë me formimin e shiut, por të vesës, që shkruesit e parë të Biblës duhet ta dinin se vesa del nga bimësia, pikërisht kjo bimësi që nuk është krijuar akoma, siç na thotë qartë pika 5!

Ndoshta biblistët edhe mund ti shmangen fenomenit të vesës, duke thënë se është një avull që ne nuk e dimë sot. Atëhere përse duhet që ky avull të ujiste të tërë tokën? Për të bërë njeriun, mjafton që ky avull të ujisë (njomë) një pjesë të vogël të tokës (disa metra katrorë), nga Zoti do të marrë pastaj materialin që do bëjë njeriun!

Mirpo, vetë fakti se ky avull ujit tërë tokën, tregon se shkruesit e Biblës kanë patur parasysh vesën dhe nuk e kanë ditur se, vesa nuk ka si të lindë pa bimësinë të cilën ata nuk e kanë krijuar akoma një pikë më lart (5)! Në fakt-në fakt, kjo pikë (5) e faqes 2 nuk duhej të shkruhej, sepse na është thënë njëherë qysh në pikën 11 dhe 12 të faqes 1, dhe në p.29+30 të f.2, se gjelbërimi është krijuar sipas llojit të vet! (Shtesë: këto përsëritje janë dalluar nga shumë studjues të Biblës.)

Harroi Zoti se i kishte krijuar njëherë këto: gjelbërimin, drurët frutorë, apo i harruan biblistët rreshtat e tyre më lart!? Këto janë krijuar qysh në ditën e dytë, apo sipas biblistëve, qysh në ditën e tretë! Pastaj, po të kemi parasysh thëniet moderne të fetarëve se, 1 ditë e Zotit është baraz me 1000 vjet të njeriut, si paskan jetuar këto pemë dhe gjithë ky gjelbërim (i pikës11, 12 të f.1) pa ujin e qiellit kaq gjatë? Pra, pa shiun?!. Sepse dhe ai avulli i tokës, vesa, pa bimësinë e ujitur nuk del! Apo kemi shkrime shumë të vjetra, të rikopjuara nga shumë palë?

Vazhdojmë! Njeriut, Zoti i fryjti në vrimat e hundës për ti dhënë jetë. Po atyre kafshëve që krijoi më parë (f.2/p.21+25), u fryu për tu dhënë jetë? Apo ato ishin krijuar vetëm si statuja? Mirë, njeriun e krijoi nga ky pluhuri i tokës, po ato kafshët nga i krijoi? Kjo nuk thuhet!…

Diçka tjetër: përse shkruhet herë-herë Zoti Perëndi, kur është e njëjta Gjë? Mos ndoshta në librin hebraisht ka ndonjë si emër, gjë që nuk e pranon kisha? Nejse, problem i vogël ky, dhe jo i yni. Vazhdojmë.

(Gabimet ortografike të Biblës, unë po i lë siç janë, për ti qëndruar besnik ç’ka aty shkruhet; gabime këto si p.sh. secili duhet: sejcili, apo ishte mirë duhet: ishte e mirë.)

Jemi tek lumenjtë dhe kopshti i Edenit. Kalojmë tek njeriu, të cilit Zoti i tha të hante ç’të donte (16), përveç nga pema e njohjes të së mirës dhe së keqes, se kishte për të vdekur me siguri(17). Pastaj, f.3:

18 Pastaj Zoti Perëndi tha: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do ti bëj një ndihmë që i leverdis».

19 Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi tek njeriu për të parë si do t’i quante;…

Vërtet, vetmia nuk është e mirë. Por,… prit njëherë! Perëndia i ka formuar njëherë këto! Biles i ka formuar para se të formonte njeriun. Shiko në faqen 2, pika 25, se si Perëndia i ka krijuar kafshët sipas llojit të tyre. Të gjitha kafshët janë krijuar më parë. Ç’farë kafshësh formoi tani përsëri Perëndia? Vazhdojmë.

Zoti krijoi nga brinja e njeriut të parë një grua (f.3/p.23), sepse njeriu i parë ishte burrë. Këtu kemi përsëritje, sepse njëherë u tha në f.2, p.27 se ai krijoi mashkullin dhe femrën, (shih më lart). Por, siç duket këtu jepet në detaj lindja e gruas (nga brinja e burrit), prandaj përsëritet. Dhe, f.3:

25 Dhe burri dhe gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj.

3 Por gjarpëri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar,…

Këtu nuk kemi ndërprerje, por mbas pikës 25 vazhdon një nënkapitull i ri me numër 3, ku gjithnjë fjalia e parë e çdo nënkapitulli të ri, nuk e ka numrin e vogël 1 për shkak të vëndit; por më pas shkruhen numrat e tjerë: 2, 3, e me radhë. Pra, këtu mbaroi një nënkapitull dhe filloi një i ri.

Këtu pyesim: Nga erdhi kjo veti: dinakëria? Gjarpëri, -na thuhet-, ishte dinaku ndër të gjitha kafshët e tjera. Pra, edhe kafshët e tjera kanë qenë dinake, por jo kaq sa gjarpëri. Kafshët i bëri Zoti, dhe Zoti ua ka dhënë edhe dinakërinë(!?). Oh, larg qoft! Po, pra! Përndryshe nga e muarën dinakërinë ato?… Këto na thotë biblisti dhe Zoti i tij! Ecim, f.3.

Gjarpëri pra, i thotë kësaj gruas: vërtet ju ka thënë Perëndia të mos hani nga pemët e kopështit? Jo, i thotë kjo, mund të hamë (2), por vetëm nga fruti i pemës në mes të kopështit (3) nuk mund të hamë se do vdesim.

Këtu për tu habitur është se, kur Zoti (f.3/17) i tha njeriut të parë për të mos ngrënë nga pema e njohjes të së mirë dhe të keqes, gruaja nuk ishte krijuar akoma. Ajo u krijua disa pika më pas (22). Gjithashtu në Bibël nuk shohim që njeriu i parë ti thotë asaj këtë këshillë të Zotit. Nga e di ajo pra, këtë këshillë të Zotit?

4 Atëhere gjarpëri i tha gruas: «Ju s’keni për të vdekur aspak;

5 por Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen».

Këtu është edhe filozofia e fesë, të cilën nuk e kemi për detyrë ta trajtojmë këtu dhe tani; -ajo se Djalli është shoqëruesi i jetës tonë, e prej tij duhet të ruhemi. Por, ky Djall, apo kjo veti (dinakëria) paskan qenë në një vend ku ishte edhe padjallëzia. Pra, njeriu i parë me gruan e tij që kishin një jetë të përjetshme, sepse nuk e njihnin dinakërinë dhe pra, ishin të padjallëzuar, jetonin së bashku me kafshët dinake dhe me dinaken prej tyre, gjarpërin! Jetonin së bashku në kopshtin e Edenit, të cilin nëse nuk gaboj, biblistët e quajnë parajsë, pra vëndin ku do shkojmë pas vdekjes po të jemi besimtarë të mirë, apo pas gjyqit të madh, ku njerzit e mirë do të jetojnë përjetsisht, (po i nxuri toka të gjithë); pra sipas tyre do të shkojmë në një vend ku ekziston përsëri dinakëria, siç edhe mbi tokën ku jetojmë tani(!!!). Gjarpëri na priska sërish në parajsë!!!

Pastaj, Zoti duhet ta dinte, se dy njerëzit që ai krijoi, (Adami dhe Eva), ishin aq të padjallëzuar sa nuk kishin përse mos ta besonin gjarpërin! Jo vetëm gjarpërin, por çdo kafshë që do u fliste atyre, ata do ta besonin, sepse ishin të padjallëzuar! A nuk e mendoi Zoti këtë? Po ta kishte menduar, do tu thoshte të ruheshin nga fjalët e gjarpërit! (Shtesë: Kjo filozofi i përket atij njeriu të lashtë, marrdhëniet dhe idetë e të cilit ishin jo kaq të zhvilluara sa sot.)

Për sa i përket asaj, se sa të vërtetë dhe sa gënjeshtër ka në thënien e gjarpërit, nuk po diskutojmë sepse hyjmë në rregullin që vumë në fillim, në besimin e njeriut, -çdo njeri e di vetë besimin e tij. Këtu do merremi vetëm me fjalët e Biblës, siç edhe më poshtë, f.3:

6 Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj…

Mirë, se ajo e dalloi nga forma që ishte e mirë për tu ngrënë (!), mirë se pema ishte e këndshme për sytë dhe ajo e paska patur sensin e të këndshmesh dhe jo të këndshmes (!), por nga e dalloi që pema ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar? Ajo e paska ditur më parë se ç’qenka budadallëku! Se ç’qenka injoranca! Ajo e paska ditur se ç’është e këndshme dhe jo e këndshme, dhe ç’është e mirë dhe ç’është e keqe! Se po t’mos i dinte, do të pyeste gjarpërin: -ç’do me thënë i/e zgjuar, or gjarpër? Apo ç’është kjo e mira dhe e keqja, or gjarpër? Biles, si nuk e pyeti njeriu i parë Zotin më lart, kur i foli për të mirën dhe të keqen? Përderisa ai nuk e njihte të keqen dhe dinakërinë, do ta pyeste Zotin: ç’është kjo e mira dhe e keqja? Edhe gruaja, që para kontaktit me gjarpërin ishte e padjallëzuar, duhet ta pyeste gjarpërin: ç’është kjo e mira dhe e keqja ore gjarpër! Mirpo as burri nuk e pyet Zotin, e as gruaja nuk e pyet gjarpërin! Kjo do të thotë, se ata e ditkan më parë ç’është e mira dhe ç’është e keqja! Dhe, derisa e dinë këtë, nga i mësuan ata këto? Po ta njihnin të mirën dhe të keqen, do ta dinin edhe që gjarpëri është dinak! Dhe duke i ditur këto, -të mirën dhe të keqen-, ç’duhej ta hanin frutin e pemës së jetës?! (Shtesë: duket qartë, që shkruesit i bien tepër shkurt tregimit me djallëzinë e tyre naive-fëminore mesjetare !)

Më tej, pas ngrënies nga fruti i pemës së jetës, (7) të dyve iu hapën sytë dhe e panë që ishin lakuriq; dhe vunë gjethe fiku. Pastaj Zoti e kuptoi, pyeti burrin dhe ai i tha se, «Gruaja që ti më vure pranë më dha nga pema dhe unë e hëngra». (f.3-4/p.12). Zoti pyeti pastaj gruan dhe kjo i tha se e mashtroi gjarpëri, dhe Zoti e dënoi gjarpërin të zvarritej gjithë jetën. (Vetë fjala më mashtroi, tregon se tani ajo është më se e djallëzuar dhe justifikohet përpara Zotit). Pastaj Zoti i tha gruas se do t’ia shtonte vuajtjet dhe do sundohesh nga burri (f.4/p.16). Ahh, këtu kemi sundimin e parë të njeriut për njeriun, dhe jo siç u tha në fillim, se vetëm kafshët dhe zogjtë do sundohen prej njeriut! Pra, Zoti e ndryshoi menjëherë një nga ligjet e tij themelorë që vendosi në fillim, kur krijoi njeriun dhe kafshët, atë që vetëm kafshët do të sundoheshin nga njeriu; tani do të sundohet edhe njeriu nga njeriu, si fillim gruaja nga burri, e më vonë kemi nga Zoti i shkruesve zgjerim të ligjeve të sundimit të njeriut nga njeriu. Pastaj, f.4:

17 Pastaj i tha Adamit:…

Me kë Adam foli pastaj Zoti? Kush është ky Adami që përmëndet këtu për herë të parë? Zoti nuk na tha se, njeriut i vuri emrin Adam! Na ngelet vetëm ta marrim me mëndje, se është fjala për njeriun e parë. Por, si, ku, dhe kur e mori emrin, nuk dimë gjë!? Kjo tregon se kemi të bëjmë me historira të vjetra, të kopjuara keq prej shkruesve të Biblës. Nejse, Zoti i foli këtij Adamit dhe i tha se, meqë e dëgjove gruan, toka do të jetë e mallkuar, (shtesë: ka tepër mundësi që këtu të kemi një shkrim të feve veriore, që nderonin diellin apo rrufenë dhe jo tokën, të cilën e nderonin fetë jugore me ndikim egjyptas, pra këto që kishin Perëndi dhe jo Zot; ky konflikt duket se nuk ekziston në kohën e shkrimit të Biblës), e tjera, e tjera, dhe ky Adami i vuri gruas së tij emrin Evë (Eva) (20).

21 Pastaj Zoti Perëndi i bëri Adamit dhe gruas së tij tunica prej lëkure dhe i veshi.

Ç’do të thotë kjo? Që Zoti qenka bashkpunëtor i Djallit?!. Të thuash se Zoti nuk i braktis krijesat e Tij, edhe kur këta kanë bërë mëkat, -dakort, shumë në rregull. Zoti mund ti ndihmojë, nëse mbërdhijnë i vesh, nëse kanë uri u jep bukë, dhe nëse ndodhen përpara gjykatësit ku i pret një dënim i rëndë i shpëton, e tjera raste. Por këtu, ata ishin akoma në kopshtin e Edenit, ku jetonin laskuriq përmrekulli pa patur frikë nga të ftohtit. Nga faji që bënë, panë veten laskuriq dhe morën gjethet e fikut dhe bënë breza për tu mbuluar (f.3/7) Tani, përse i vesh Zoti këta? Këtë nuk e kuptojmë! Pas pak Ai/Ajo do i përzejë nga kopshti i Tij/Saj dhe ata do të bëjnë fëmijë. A nuk do ti veshin vetë fëmijët pastaj, (nga turpi ose nga të ftohtit)?! Nuk e kuptoj ç’shpjegim ka kjo pikë (21)!? Apo, Zoti do që ata të ndjehen më shumë të djallëzuar, duke qenë të mbuluar? F.4:

22 Dhe Zoti Perëndi tha: «Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë përgjithnjë».

Jemi akoma në fillim (f.4) dhe shohim qartë që kemi të bëjmë me shkrues harraqër që nuk kanë asgjë të përbashkët me ndonjë Zot. Përndryshe, si ka mundësi që Zoti të flasi rapra-zhdrapra, si të jetë një plak i rrjedhur nga trutë?!. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet…. të marrë edhe nga pema e jetës… Por, njeriu mori nga pema e jetës, apo harroi Zoti kaq shpejt!? Apo harruan shkruesit?..

Nëse fruti i kësaj peme të bëka të jetosh gjatë, atëhere sa kokrra duhet të hash që të jetosh gjatë? Po të ishte se sasia e frutave ndikonte në gjatësinë e jetës, apo edhe në pavdekshmëri, atëhere Zoti do të thoshte,: -Të mos e lejojmë të na hajë përsëri…, apo: -Të mos e lejojmë të vazhdojë të hajë nga pema… Por jo, Zoti këtu na thotë: -Të mos e lejojmë të marrë edhe nga pema e… Kjo do të thotë, që njeriu ka ngrënë nga një pemë tjetër, (gjë që nuk na thuhet), dhe tani të mos e lejojmë të na marri edhe nga pema e jetës, se jeton përgjithnjë pastaj; të mos e lejojmë këtë hajdut që na vodhi monedhat prej floriri, të na vjedhë edhe zbukurimet prej floriri, të mos e lejojmë këtë hajdut që na mori librin e diturisë, të na marrë edhe pashaportat tani, për të na ikur përgjithnjë nga sytë, etj.

Pra, edhe kjo lidhëz kushtore edhe, na jep dyshimin se këtë Bibël e ka shkruar njeriu dhe jo Zoti.

Tek pika e mësipërme (22) nuk po qëndrojmë më e të pyesim, se për kë e ka fjalën Zoti kur flet në vetën e parë në shumës: njeriu u bë si një prej nesh…, dhe as po pyesim se kujt i foli Zoti në shumës, pasi presim të na sqarojë më poshtë.

Mbasi Zoti e dëboi njeriun, (f.4) vuri roje kerubinët në rrugën e pemës së jetës. Siç duket Zoti ka pasur parasysh këta kur foli në shumës!? Kush janë këta, kerubinët, nuk thuhet!? Më pas Eva ngeli me barrë dhe lindi Kainin. Pastaj lindi edhe Abelin. Kaini i bëri një dhuratë (fruta) Zotit dhe Abeli i bëri një dhuratë (një kokë bagëti) Zotit. Zoti pëlqeu dhuratën e Abelit, pra mishin.

Ku e dinin këta se ekzistonte Zoti, apo ku e gjetën Zotin, -këtë nuk na i sqaron Bibla!? Dhe përse ka preferuar Zoti më shumë dhuratën me mish, se sa atë me fruta, -as këtë nuk e dimë!? Ndoshta i ka pëlqyer aroma e mishit më shumë se e frutave, posi dhe njerëzve që do të lindnin më vonë. (Shtesë: këtu kemi konfliktin e hershëm të bujkut dhe blegtorit, konflikt që paraqitet në aspektin fetar. Kjo tregon se shkrimi biblik është bazuar në gojdhëna shumë-shumë të lashta.)

Nga zemërimi, Kaini vrau të vëllanë Abelin. Zoti e mallkon Kainin, por nuk lejon njeri (f.5/15) ta vrasë atë! Përse? Këtë duhet ta dinë biblistët!? Pastaj, kush ishin njerëzit që do e vrisnin Kainin ? Përveç Adamit dhe Evës, tjetër njeri nuk kishte mbi tokë! Përveç kësaj të habit kjo vrasje e vëllait nga i vëllai qysh në fillim të krijimit të njeriut prej Zotit ! Kaq kriminel e ka bërë Zoti njeriun ?!? F.5 :

16 Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit.

Prania e Zotit ishte në kopshtin Eden, prej nga Ai i përzuri dy njerëzit e parë. Në asnjë vënd tjetër nuk përmëndet, që Zoti u rri pranë njerzve. Edhe kur iu bënë dhuratat nga Kaini dhe Abeli, nuk u tha se Zoti ishte pranë tyre! Si u largua pra Kaini nga prania e Zotit, kur nuk na është thënë ndonjëherë, se Zoti ishte pranë tyre, (po të përjashtojmë vetëm rastin kur krijoi Adamin dhe Evën në kopshtin e Edenit)?

Ngelet pra, të pranojmë mësimet e fetarëve, (të cilët nuk mund ti bësh edhe aq me faj për shkrimin e Biblës), atë se Zoti nuk i ndahet njeriut. Pra, në një farë mënyre apo forme, Zoti është diku pranë njeriut, qoftë ky edhe i keq(!). Vetëm se Bibla e vjetër nuk predikon këto mësime, siç edhe do ta shohim. F.5:

17 Dhe Kaini njohu të shoqen, e cila u ngjiz dhe lindi Enokun. Pastaj Kaini ndërtoi një qytet, të cilit i vuri emrin Enok, emri i të birit.

Njohu të shoqen?! Nga na doli kjo, gruaja e Kainit? Përveç lindjes së Kainit dhe Abelit prej dy njerëzve të parë, Adamit dhe Evës, nuk na është thënë se lindi ndonjë njeri tjetër!? E ka krijuar Zoti? Nuk ka mundësi, sepse Zoti e krijon gruan nga brinja e burrit! Përveç Adamit dhe Kainit, nuk ka burra të tjerë! Mos e dinë gjë biblistët se nga doli kjo grua? Po qytetin pa njerëz përse e donte?

Për lehtësi të ndjekjes së gjenealogjisë biblike të njeriut, shiko edhe tabelën gjeneal. të nxjerrë nga ne, mbështetur kryesisht në kapitullin e parë të Biblës.