Europa

Europa 

Duke folur për Europën dhe europianët, harruam të themi dy fjalë mbi vetë këtë kontinent dhe popullsinë e saj.

E para, ky term, Europa, nuk përcakton gjeografikisht një kontinent, pasi gjeografikisht një kontinent duhet të laget nga të gjitha anët e tij me ujë, që të përbëjë konceptin gjegrafik: kontinent. Ngaqë kjo Europë është e lidhur nga njëra anë, ajo lindore, me shtete që përbëjnë po ashtu një të ashtuquajtur kontinent, me emrin Azia, dhe njëkohësisht nga ana tjetër, ajo e Azisë, mund të thuhet po e njëjta gjë për Azinë, dalim me konkluzionin, që vetëm bashkimi i këtyre dy subjekteve, Europa + Azia, përbëjnë një kontinent në kuptimin e saktë gjeografik. Pra, Euro-Azia është një kontinent.

Kaq sa thamë e kemi në çdo libër shkolle të klasës së katërt dhe pestë, (të kohës time), apo sot, në çdo libër shkolle të klasës së gjashtë apo shtatë. Ajo çfarë nuk trajtohet në librat e shkollës, apo që kalohet me dy-tre fjali shpeguese, është fakti i ekzistencës së dy kontinenteve, Europës dhe Azisë. Përse kemi atëhere jo një Euro-Azi, si çdo kontinent tjetër të lagur nga uji nga të gjitha anët e tij, por kemi dy kontinente, Europa dhe Azia?!.

Në librat shkollorë shpjegohet kjo nga fakti i shtrirjes së gjërë gjeografike, e cila ka sjellë zhvillime jo të njëjta në të dy anët e këtij kontinenti, Euro-Azisë pra. Gjithashtu evolucioni i qënies njeri ka krijuar biologjikisht dy raca të dallueshme nga njëra-tjetra, në anën europiane tipin europian, dhe atë aziatike tipin mongoloid. Pa diskutim të dyja racat e kanë prejardhjen nga Afrika, dhe mendohet të dyja racat duhet të kenë të njëjtin parakalues të përbashkët. Përzierja e këtyre dy racave ka dhënë nënracën alltajo-ugure, prej nga rrjedhin popujt turkmenë të Azisë, dhe përzierja e këtyre me semitë ka dhënë turqit.

Në Azi kanë marrë pjesë edhe raca të tjera, si ajo afrikane p.sh.. Kështu aty paraqiten edhe shumë nënraca të ndryshme, si ajo induse, afgane, irane, arabe etj, të gjitha këto pak a shum të përziera në vende të ndryshme, duke dhënë në përshtatje me kushtet e terrenit dhe zakone më të vjetra, kultura të reja e të ndryshme. Gjithë kaq e mëson çdo kush në shkollë.

Në Europë nuk ka ndodhur ndryshe, vetëm se këtu kjo racë e përzier europiane ka strukturë fizike, gjuhësore dhe kulturore më të ngjashme në vetvete nga ajo e Azisë. Kjo për shkakun e klimës së ftohtë që ka patur deri para rreth 10-11 mijë vjetësh, si dhe për shkakun se kalimi në këtë kontinent ka qenë më i vështirë për njerëzit e lashtë, se sa kalimi në territorin e pafundëm të Azisë. Gjith‘ kjo dihet tashmë.

Gjithashtu, (në vëllimin e tretë të Evolucionit gjuhësor, (akoma në punim dhe i pabotuar), po ashtu edhe tek Dialektika… (akona në punim dhe i pabotuar)), ne kemi shpjeguar edhe një shkak tjetër të kësaj ngjashmërie europiane. Dhe shkurtimisht po e japim edhe këtu.

Ky njeri i lashtë që kalonte nga Afrika në hemisferën e ftohtë veriore, ndahej gjithnjë drejt lindjes ose perëndimit. I nxitur patjetër nga forca rrotulluese e tokës në drejtimin lindor, i nxitur në drejtimin e lindjes së diellit, ky njeri merrte më së shumti drejtimin lindor, pra atë të Azisë. Duke qenë se polarizimi ka shoqëruar çdo krijesë materiale, (e biles edhe shpirtërat, nëse këta ekzistojnë), edhe njeriu ndahej në idetë, në mënyrën e jetesës, në drejtimin e rrugëve, në shumë e shumë gjëra dhe fenomene bashkshoqëruese. Njeriu kërkues për mbijetesë shkonte në drejtim të lindjes, dhe njeriu kërkues i të fshehtave të natyrës shkonte në drejtim të perëndimit.

(Përkufizimi i mësipërm është paksa eklektik dhe, në pamje të parë duket si një lloj sofizmi; por në librat e sipërpërmendur, unë merrem më gjatë me këtë fenomen emigrimi të kafshëve dhe njeriut, duke dalë nga kuadri i kërkimit të ushqimit.)

Ndaj pra, fiziku morfollogjik (i gjymtyrve) dhe struktura fizike e fytyrës, si dhe kultura e europianit, kanë ngjashmëri. Ndërsa gjuha e tij nuk ka kaq shumë ngjashmëri; ajo mund të ndahet kollaj për lehtësi studimi në tre grupe të mëdha, -siç edhe e kanë ndarë gjuhëtarët e kaluar-, në atë të grupit roman (italishtja, fërngjishtja, spanjishtja etj.), atë të grupit gjerman-skandinav, (gjermanishtja, norvegjishtja, etj.), dhe grupin sllav të gjuhëve (rusishtja, polonishtja, sllovakishtja, etj.). E përveç këtyre grupeve të mëdha të gjuhëve europiane, dallohen edhe grupe të tjera, për të cilat gjuhëtarët europianë nuk kanë rënë akoma dakort nëse përbëjnë nëngrupe apo grupe të veçantë të kësaj familje të madhe gjuhësh indo-europiane. Kështu janë gjuha baske, shqipe, greke, e ca të tjera „të vdekura“. Po ashtu kemi pastaj nëngrupin rumun, që është përzierje dhe zhvillim i grupit romano-sllav, kemi dhe grupin uguro-alltajas, të cilin gjuhëtarët e vjetër e ndajnë nga grupi indo-europian, siç është gjuha e finlandezve dhe ajo e hungarezve. Këto dy gjuhë nuk janë krejt identike me ato turkmene të Azisë, apo Turqisë së sotme në Azi të Vogël, por janë të ngjashme, si dy kushurinj të parë me ‘to. Gjuha hungareze është e hyrë në Europë me hordhitë e Atilës, dhe ajo finlandeze e hyrë nga emigrimet e njëpasnjëshme të aziatikve në Europën veriore në kohëra disa qindra vjeçare. Pra, kjo panoramë e gjërë gjuhësh europiane nuk i përngjitet aq strukturës fizike gati të njëjtë të europianve. Rasti më konkret i kësaj është Hungaria e sotme, ku struktura fizike e hungarezve dhe mimika e fytyrës së tyre është më e ngjashme me atë europiane, se sa me atë aziatiko-turkmene, gjuhën e të cilëve flet. Gjithë kjo panoramë gjuhësh flet për një hyrje popujsh dhe hordhish të ndryshme në Europë nga vende aziatike kryesisht, deri në këto kohëra të vona, kur shoqëritë e ndryshme euro-aziatike janë konsoliduar, dhe emigrimet nga Afrika kanë rënë si rezultat i dendësisë së popullsive në korri-doret e ndryshme, ku ato kanë kaluar para dhjetramijra vjetësh.

Pra Europa përbën, për shkak të këtyre ndryshimeve me popujt aziatikë, një kontinent më vete, gjë që i përgjigjet më së shumti kuptimit kulturor-politik të saj. Pak a shumë këtë përkufizim gjen cilido mbi Europën edhe në Internet, Google, Vikipedia, etj, një përkufizim ky i përgjithshëm e jo aq konkret sa ai gjeografik, i lagies së tokës me ujë nga të gjitha anët e tij.

Pra, ne europianët jemi kryesisht tre grupime të mëdha emigrimesh të lashta, që i përmbledh 1. i ashtuquajturi njeri i Spanjës, (i zbuluar ky në dekadat e fundit, ndaj dhe nuk ishte i regjistruar në librat e shkollës së kohës time), 2. neandertali dhe 3. i fundit i zhvilluar homo-sapiens, (që në perëndim quhet shpesh edhe njeriu modern), pasi, sipas shkollës tonë lindore të dialektikës materialiste, neandertali përbënte një nëngrup të homo-sapiensit, ashtu siç përbënte homo-erektusi nëngrupin (para-grupin) fillestar të homo-sapiensit; pra neandertali mund të quhet si lidhje e homo-erektusit dhe homosapiensit, sepse kjo shkollë lindore e dialektikës materialiste pranon lidhjen shkaktësore të fenomeneve dhe objekteve të ndryshme, përfshi edhe konceptet e njeriut; ndërsa shkolla perëndimore, të cilën unë do ta quaja metafiziko-mesjetare, e gruponte deri para pak vjetësh neandertalin si një grupim më vete nga homo-sapiensi. Sot kjo shkollë po pranon se ky përbën një homo-sapiens, pra pa diskutim një qënie më të zhvilluar se homo-habilisi dhe shumë më të zhvilluar se austrolapiteku, nga i cili ka rrjedhur homo-erektusi, (lidhësi i austrolapitekut dhe homosapiensit), dhe nga ky patjetër ka rrjedhur njeriu i spanjës dhe neandertali, çfar d.t.th., se këta të dy të fundit janë deri në një farë pike homo-erektus, si të tillë edhe homo-sapiens, (ai i Spanjës më pak), dhe që lidhen në Europë, në Azi të Vogël e në Kaukazin jugor edhe me të fundit emigrim të homo-sapiensit afrikan (njeriu modern), aty 40 mijë deri 30 mijë vjet më parë, pra kanë përzierje sado të pakët me njëri-tjetrin. (Njeriu i Spanjës është më pak i studjuar, ai cilësohet si para neandertalit.)

Tani sapo unë pashë në internet, Vikipedia, për neandertalin, se në analizat e fundit të kromozomeve të identifikuar, janë gjetur më shumë ngjashmëri të tij me njerzit e sotëm në Europë dhe Azi, se sa me ata në Afrikë. Por panvarsisht nga kjo, e panvarsisht se njeriu i Spanjës del edhe shumë më i vjetër se Neandertali, e panvarsisht ndarjeve që ne bëjmë për lehtësi studimi, ne dallojmë tek të gjitha emigrimet, nga ato të homonidëve, (majmunëve-njerëz dhe njerëzve-majmun), e deri tek njeriu i sotëm, përzierje dhe lidhje me njëri-tjetrin. (Këtë temë e rrahim në vend tjetër, dhe do ta rrahim edhe këtu më poshtë ndoshta.)

Pra, ne europianët dhe aziatikët ndryshojmë nga afrikanët vetëm nga fakti i përzierjeve më të mëdha të nënracave të ndryshme dhe grupeve emigruese të ndryshme, gjë kjo patjetër që ka dhënë një zhvillim psiqik më të madh e të shpejtë të këtyre parakaluesve tanë në trevat euro-aziatike. U hapëm padashur shumë në historinë e lashtë, thjesht sa për të treguar që europianët kanë qenë dhe janë një konsolidim përzierjesh mijra vjeçare.

Kultura e parë e zhvilluar në Europë, e një shoqërie të caktuar, me gjurmë deri në ditët tona, e dalluar dhe e përshkruar edhe në tekste të vjetra, është ajo e ndërtimeve me gurë të mëdhenj e të latuar, të cilën çdo nxënës shkolle e mëson si epoka e megalitit. Për habinë e çdo kujt, kjo kulturë gjindet jo vetëm në Europë, në Azi dhe Afrikë veriore, por gjindet edhe në Amerikën latine dhe atë të mesme, (deri në Meksikën e sotme). Fatkeqësisht kjo epokë-kulturë nuk na ka lënë vetë shkrime apo epigrame të gdhendura, përveç disa shenjave. Kështu nuk mund të themi se çfarë kultesh kanë patur hershmërisht këta njerëz me trupa të mëdhenj, (patjetër trupamëdhenj, siç dhe na i paraqesin njerzit e dikurshëm mitet e mëvonshëm të Helladës; përveç kësaj është llogjike, se duhet të jesh trupmadh dhe i fuqishëm që të lëvizësh ato gurë të mëdhenj të kësaj epoke), por në kohë të mëvonët, në kohën kur kjo kulturë lidhet me atë të bronxit, (po themi aty 2000 deri 1400 vjet para Kr.), kjo etapë e fundit e kulturës megalite lidhet me dy kultet kryesorë në Europën e asaj kohe, atë të hënës dhe atë të diellit. Me këto dy kulte lidhet edhe epoka e bronxit. Dhe gjatë kësaj epoke bronxiane shfaqen edhe shenja të tjera fetare në kultet e diellit dhe hënës, ajo e trinitetit, ajo e gjinisë së Zotave/Perëndive, ajo e lidhjes me ujin dhe tokën, këtë të fundit të parë edhe si prodhuese të të mirave materiale për jetesë, ajo e shërbesave fetare, si kurbanet e ndryshëm dhe rite të tjera familjare dhe zyrtare, etj. shenja religjioziteti, të cilat konsoliduan shoqërinë me klasa dhe kasta, shenja për të cilat njerzit e asaj kohe bënin luftra me njëri-tjetrin.

Pra, para se të vimë në krishtërimin europian, dallojmë dy kulte në Europën e asaj kohe, atë të diellit dhe atë të hënës, të cilët luftonin jo vetëm me njëri-tjetrin, por luftonin edhe midis vetes, për shkaqe nga më të ndryshme fetare. Kështu kemi epopenë disa qindra vjeçare të „Luftës së Trojës“, e cila është një luftë midis një shoqërie që ka përqafuar më parë kultin e hënës, (Agamemnoni me shokë), dhe një shoqërie që sapo e ka përqafuar këtë kult, (trojanët), të cilët duket se kanë në shërbesat e tyre fetare shenja të fesë së vjetër dhe të re egjyptase, asaj të Diellit dhe Tokës, kjo e fundit me shenja të dallueshme të trinitetit fetar, nëntokës, tokës dhe qiellit, e të tjera trinitete.

Luftrat / konfliktet e gjata sjellin koalicione dhe armpushime, si dhe marrveshje. Këto i dallojmë qartë në përshkrimet e Biblës, të ashtuquajtura kode këto, për shkak të përdorimit të një gjuhe simbolike, të cilën mund ta kuptojë fare kollaj një jugor, (shqiptar, grek, jugosllav, turk, egjyptas, italian i jugut, etj.), nga fakti se ai ka folur gjithë jetën e tij me metafora, nga shkaku se dëndësia e popullsisë në ato vende të ngrohta ka patur si pasojë trysninë e klasave dhe kastave të ndryshme. Por europiano-veriori ka vështirësi ta kuptojë atë gjuhë, sepse veriu i ftohtë ka qenë më pak i banuar, gjë që i ka favorizuar atij më shumë liri në krahasim me jugorin, ndaj dhe nuk e ka patur të nevojshme të përdori në jetën e përditshme gjuhën simbolike të metaforave, të cilën jugori duhet ta përdorte për t’mos u akuzuar si blasfemues apo kundërshtar i mbretërisë.

Ndaj dhe krishtërimi duket si një lloj marrveshje së fundi e palëve konfliktuese në Europë, kryesisht hënorve veri-perëndi-morë dhe diellorve jug-lindorë, ku të parët kanë hyrë në marrveshje me fuqinë e rënë të kohës së atëhershme, Egjyptin dhe religjiozët e rinj, kundër diellorve, por më pas u arrit një farë soj marrveshje edhe me diellorët; e megjithatë këto konflikte të së kaluarës rrezatojnë deri në ditët e sotme, në konfliktet e pashuara e të ngatërruara tashmë në kombe dhe shtete, më pas konflikte firmash dhe interesash materiale të ndryshme, duke na lënë akoma hijen e tyre deri më sot, të prezantuar biles akoma edhe në disa simbole të ngelura, si Heliosi me katër kuajt e tij në Portën e Brandeburgut në Berlin, shenja flamujsh shtetesh, apo shenja të tjera të hedhura në monedha të ndryshme dhe në ndërtesa të ndryshme qeveritare të vendeve perëndimore.

Pra, ne europianët kemi një histori të pasur konfliktesh, jo më të pasur në vrasje dhe hilera nga popujt aziatikë, por më të pasur nga ‘ta në historiografi, duke filluar me mitet e ndryshme, duke vazhduar në epopetë e ndryshme, e duke përfunduar tek tekstet dhe kronikat e shkruajtura historike.

Ajo çfarë historiografët tanë europianë nuk dinë akoma, janë jo thjesht këto shenja dhe simbole të së kaluarës, pasi këto nuk kanë më atë kuptim të dikurshëm; këto kanë ngelur si relike muzeumi në hapsirën e sotme europiano-perëndimore (+USA). Ajo çfarë ata nuk dinë, është vetë zbërthimi i bërthamës europiane. Kjo vjen ngaqë ata janë tashmë europianë, pra janë materialistë, si të tillë plaken shpejt, kështu u ikën koha shpejt.

Kjo bërthamë europiane, ashtu si me çdo objekt dhe subjekt tjetër, që lind vetëm nga bashkimi i dy objekteve / subjekteve të tjerë, e ka gjysmën e prejardhjes së saj nga Lindja e Mesme, (siç quhet sot), që nuk është as tamam Azi e as tamam Afrikë.

Nga Finiqia -afërsisht Libani sotëm- vjen gjysma e kontinentit tonë, siç na e jep miti dhe siç e di çdo kush; pikërisht me atë vajzë të bukur, Europën, bijë e mbretit Agenor me origjinë egjyptase, që Zeusi rrëmbeu atje nga bregu i detit dhe e fshehu në Kretë, duke i dhënë kështu emrin kontinentit tonë, duke shkaktuar kështu edhe nisjen e të vëllezërve të saj në kërkim të së motrës, një odise pa rezultat kjo, por që solli nguljen e mëtejshme të këtyre vëllezërve pro-egjyptas në kontinentin tonë, kështu duke sjellë këtu edhe një pjesë kulture pro-egjyptase. Ndaj europianët nuk pranojnë deri më sot cilësimin e saktë gjeografik mbi kontinentin, atë euro-aziatik, sepse ata kanë këtë lidhje-marrveshje të hershme grabitje me dinakëri nga pjesa pro-egjyptase e Fiqinisë së dikurshme. Ndaj ata kanë thjesht gjysëm kontinenti, duke arritur ta prezantojnë deri më sot në botë këtë gjysëm-kontinent si një kontinent të plotë. Kështu i kanë dhënë shancin edhe Aziatikve ta paraqesin edhe ata gjysëm kontinentin e tyre si një kontinent.

Përbërja europiane ka arritur gjatë dy shekujve të fundit një evolim të tillë, që të prezantohet më unike sot nga përbërja aziatike. Mirpo ajo duhet ta përllogarisë mirë, se edhe përbërja aziatike do arrisë brenda dy shekujve të ardhëm të prezantohet po kaq unike në vetveten e saj, duke qenë një konkurrent edhe më i fortë në sferën ekonomike dhe kulturore, -biles në këtë të fundit Europa do ia lirojë rrugën edhe më shpej, megjithse kjo nuk do bjerë aq në sy nga shkaku i dominimit të komunikacio-nit, telekomunikacionit dhe teknollogjisë së lojrave të qejfit. Ndaj Europa duhet ta mbledhë në vitet dhe dekadat e ardhme byçën pak më shumë, se boll e ka liruar.

Sa. 18 jan. 2014 

robertthomai@gmx.de

Cdo mendim e kritikë është e mirpritur në adresën: robertthomai@gmx.de  dhe mund të nxirret poshtë shkrimit me kërkesën e dërguesit

Cdo shkrim i kësaj faqeje mund të merret e të nxirret kudo e nga cilido pa leje të veçantë, por si gjithnjë me referimin e duhur: fjale cimbuese, ose robert thomanikaj