gjon milli

            Nobeli 23 dhe Gjon Milli ynë  

Sapo dje në drekë dëgjova lajmin mbi dhënien në fizikë të çmimit ‘Nobel’, mendja më vajti automatikisht tek fotografi shqiptar në Amerikën e shekullit të kaluar, Gjon Milli. Biles sot, kur edhe çmimi në kimi ishte dhënë për gati po të njëjtën punë si e shkencëtarve në fizikë, mëndja rrisolli në kujtesë jo vetëm fotografin me origjinë shqiptare, por edhe shumë fenomene të tjera natyrore, për të cilat kam fjalë vite të shkuara.

Më duhet t’ju sqaroj më parë -sa më shkurt-, se çmimet Nobel në të dyja këto shkenca konsistonin më shumë në disa arritje teknike, e konkretisht në të ashtuquajturën ‘nano-teknollogji’, pikërisht atë të grimcave më të vogla të materies, në impulset më të shkurtëra dritore, të miliontën e sekondës, për fotografimin dhe filmimin e dinamikës së elektroneve, gjithashtu të krijimit të disa impulseve artificiale me përdorim në të ashtuquajturën ‘fizikën kuantike’.

Vetkuptohet se kjo punë është një zinxhir i nisur qysh në fund të shek. 19, për të patur një hop në teknikën e përsosur nga Xhon Milli në Amerikën e shek. 20, i cili përsosi teknikën e shkurtimit të kohës së impulsit dritor përgjatë fotografisë, duke i dhënë kështu njerëzimit pamje që nuk mundeshin deri atëhere të fotografoheshin, për shkak të shpejtësisë së tyre të madhe apo përmasave të tyre të vogla. Kjo punë e tij teknike e bëri atë të dëgjuar në USA.

Unë vetë nuk kam lexuar asnjë artikull mbi Gjon Millin, por për herë të parë e të fundit mbi ‘të kam dëgjuar në radio disa emisione, aty në fillim të viteve ’80 tek zëri i Amerikës. Ky emër nuk më është shqitur nga mëndja, jo vetëm pse asaj kohe unë tirrja ëndrrat (n’beze) të arratisjes dhe vajtjen në USA, por edhe se Voice of America ka dhënë disa emisione mbi ‘të.

Që sot 99.99% e shqiptarve nuk e dinë, se teknika për të cilën u dhanë çmimet Nobel në fizikë e kimi lidhet edhe me punën e shqiptarit Gjon Milli në Amerikën e shek. 20, kjo nuk ka pse të na habisë! Sot fjalët ‘injorant’ dhe ‘shqiptar’ janë bërë sinonime! 4.10.2023

Cdo shkrim i kesaj faqe mund te merret dhe nxirret kudo e kurdohere nga cilido pa leje te vecante, por -ju lutem- nen referimin: fjale cimbuese, ose: robert thomanikaj.

Cdo kritike eshte e mirpritur ne: robertthomai@gmx.de dhe mund te nxirret me deshiren e derguesit poshte shkrimit.